Zhvillimi social - emocional në fëmijëri

01/08/2020

Zhvillimi social - emocional është aftësia e fëmijëve për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve, për të kontrolluar ndjenjat e tyre dhe për t'i shprehur ato. Që fëmijët të kenë aftësi të bashkëpunojnë, t'iu kushtojnë vëmendje apo të ndjekin udhëzime të caktuara duhet të kenë disa aftësi social - emocionale. Ndjenjat e besimit, privatësia, krenaria, miqësia, dashuria dhe humori janë të gjitha elemente të zhvillimit social - emocional të fëmijës. 

Është e rëndësishme të njiheni me ndryshimet dhe zhvillimin emocional të fëmijëve në mosha të ndryshme, kjo për të ndërtuar një urë komunikimi të shëndetshme me fëmijën. Në fëmijërinë e hershme fëmijët zhvillojnë konceptin e vetes dhe e të tjerëve, është e rëndësishme që ju të njihni atë që fëmija ndjen dhe aftësitë e tij për t'i shprehur ato, kështu do të mund të shmangni "gjykimet" që mund të bëhen padashur ndaj sjelljeve apo emocioneve të caktuara të tyre. Duke njohur aftësitë emocionale dhe sociale të fëmijëve do të mundeni të shpërbleni dhe të nxisni sjelljet e duhura te ata, duke rritur kështu një fëmijë bashkëpunues, të qëndrueshëm dhe shumë social.

Foshnjëria0-2 vjeç 

0 - 6 muajsh

  1. Fillon të njohë dhe kërkojë të afërmit nëpërmjet përplasjes së duarve/tingujve
  2. Pushon së qari kur i afrohet kujdestari
  3. Shkëmben shikime me personat përreth
  4. Përpiqet të prekë flokët/fytyrën e fëmijëve që u afrohen
  5. Luan me duart e veta
  6. Gëzon kur shikon një fytyrë të njohur

6- 18 muajsh

  1. Qesh, zgjat duart, shkon drejt pervonave të njohur
  2. Ofron lodrën për të luajtur me të rriturit
  3. Bashkëvepron me fëmijët duke ofruar lodrat e tyre por qan kur ja marrin lodrën
  4. Njeh dhe tregon disa pjesë të trupit
  5. Reagon ndaj imazhit të tij në pasqyrë
  6. Shpreh emocione nëprmjet mimikave kur luajnë me atë
  7. Shpreh lumturinë duke qeshur, ngritur duart lart

18 - 24 muajsh

  1. Vëzhgon dhe imiton lëvizjet e të rriturve
  2. Tregon afërsi me pjestarët e familjes
  3. Tregon interes për të marrë pjesë në aktivitete me të rritur
  4. Preferon të qëndrojë me bashkëmoshatarët për një kohë të caktuar
  5. Përdor fjalët e pronësisë "është e imja"
  6. Imponon zgjedhjen duke përdorur fjalët "dua që"
  7. Njeh objektet dhe lodrat personale

Fëmijëria e hershme; 2-3 vjeç

  1. Ndërvepron me të njohurit nëpërmjet lojërave dhe aktiviteteve
  2. Përjeton dhe shpreh emocionet nëpërmjet mimikave të fytyrës
  3. Thërret anëtarët e familjes të luajë me atë
  4. Nuk dëshiron të ndajë lodrat me bashkëmoshatarët
  5. Rri me fëmijë, por preferon që të luajë vetëm
  6. Tejkalon zemërimin e çastit kur i tërhiqet vëmendja

Fëmijëria; 3-6 vjeç

3- 4 vjeç

  1. Njeh disa tipare fizike dhe objekte personale
  2. Paraqet veten nëpërmjet lojërave dhe situatave
  3. Shfaq interesin për të ruajtur sendet dhe lodrat personale
  4. Ofron dhe kërkon ndihmë të rriturve dhe moshatarëve
  5. Bashkëvepron gjatë lojërace (jep dhe merr lodra)
  6. Nuk dallon realitetin nga imagjinata
  7. Ndalon veprimin kur i thuhet "JO"
  8. Me vështirësi kontrollon të qarët

4-5 vjeç

  1. Dallon dhe emërton personat e njohur në fotografi
  2. Bashkëpunon me të rriturit për të zgjidhur problemin
  3. Ndërvepron me fëmijët e tjerë
  4. Tregon të tjerëve për veten
  5. Kupton nëse është vajzë apo djalë
  6. Njeh rrezikun dhe frikësohet
  7. Ndan emocionet me të tjerët

5-6 vjeç

  1. Flet për veten dhe përshkruan veten
  2. Është i vetëdijshëm për identitetin personal
  3. Shpreh emocionet nëpërmjet lojës
  4. Flet për ngjarjet e ditës duke shprehur emocione
  5. Ndan të gabuarën nga e vërteta
  6. Bën pyetje për të tjerët
  7. Tregon pozicionin në familje dhe kopësht
  8. Ka vetëkontroll ndaj emocioneve

I.Alikaj

Create your website for free! This website was made with Webnode. Create your own for free today! Get started