Sakrificat e një çifti fillojnë me lindjen e fëmijëve!

05/07/2018

Kur lind një bebe, lindin edhe shumë gjëra të tjera bashkë me të. Gjëra që të tjerë të afërt ua kishin thënë gjatë pritjes së ëmbël. Gjëra, që sa herë i dëgjonit rrahjet e zemrës te ai aparati te klinika, fillonit t'i imagjinonit. Por, asnjëherë nuk i kishit ndjerë dhe nuk i kishit kuptuar që ato do të vinin kështu, menjëherë dhe ju do ishit kaq të papërgatitur. Nuk e kishit menduar që ato bisedat e gjata, ëndrrat e thurura, planet e kopsitura kaq mire, nuk do t'u kishin shërbyer fare, për asgjë. Nuk e kishit menduar që do t'u dridheshin duart. Nuk e kishit menduar që do të dallonit atë frikën në sytë e partnerit/es tënd/e. Madje, në ditën e parë iu duket sikur ju as që e keni ditur që do bëheshit tre.

Po ja që u bëtë tre, vërtet! Dhe është kaq e çuditshme për ju ndijesia e të qenit tre...

Ju nuk jeni më vetëm burrë dhe grua, por në të njëjtën kohë nënë edhe baba. Kjo është konfunduese. Kohën që kishit për tjetrin duhet ta ndani në 2 pjesë. Tregohuni të kujdesshëm ta ndani në 2 pjesë, qoftë këto edhe pjesë jo të barabarta. Sepse nuk mund të jeni vetëm prind... ashtu siç edhe nuk mund të jeni vetëm partner/e... Tregohuni vigjilent të mos humbni në rolin e ri. Rigjeni veten dhe tjetrin; nevoja për gjysmën tuaj duhet ushqyer.

Papritur kuptoni që nata nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh nga dita. Ndoshta do të jetë njësoj e zhurmshme apo ndoshta më shumë. Do të pyesni veten si t'ia bëni që të flini qoftë 2 orë pa i hapur sytë?! Do jetë e lodhshme, por mos u dorëzoni. Mund të ndihmoni njëri-tjetrin; "prindëroni me turne" gjatë natës, kështu do të mund të flini me rradhë.

Ajo palltoja apo ato kwpucw qw i pwlqeni kaq shumw do tw mbeten nw vitrinw pwr ditw tw twra. Ndoshta pwr t'u kalitur durimin dhe pwr t'iu stwrvitur mirw nw menaxhimin e tw hollave. "Ttfarw wshtw nevojw pwr t'u blerw? Dhe pastaj... ttfarw mbetet pwr dwshirat dhe qefet tona..."

Nga dita në ditë do e shihni veten si vraponi pas biberonit, ujit të ngrohtë, shampos së bebit, batanies dhe peshqirit të butë, kremit, bebelinos, qumshtit, ninullave dhe ufff... më në fund bebi fjeti... dhe kur bebi fle, mbetet gjithë rrëmuja e shkaktuar për të. Aty kupton, vërtet, sa shumë gjëra janë vetëm për të në atë shtëpi dhe sa është zvogëluar hapsira juaj personale. Do të kuptoni që ndoshta, atë ditë nuk i keni kushtuar as së paku 10 minuta vetes, sepse keni qenë gjithë sy e vesh për përkujdesjen e bebit tuaj. Kur bebi të flej, rivendosni ekuilbrat duke marr pak kohë për veten tuaj; flini gjumë, shikoni një film që ju pëlqen, kujdesuni për pamjen tuaj, dilni shëtitje, shkoni në dyqan, takoni një shoqe apo gjithçka tjetër që i përket jetës suaj para se të beheshe prind. Nuk është gabim apo mëkat të lini bebin me gjyshrit e tij për të marr pak kohë për veten tuaj; është nevojë.

Po, është e vërtet! Ardhja e një fëmijë në familje është një rrugëtim i gjatë, në të cilin ju duhet të dini të ndryshoni dhe të njihni idenditetin tuaj të ri në çift, nëse doni të vazhdoni jetën tuaj së bashku dhe në mënyrë interesante! Kështu do t'i përmblidhte psikanalisti francez Gerard Bonnet gjithë sakrificat tuaja si prindër të rinj!

Create your website for free! This website was made with Webnode. Create your own for free today! Get started