Rëndësia e ndërhyrjes së hershme te fëmijët me vonesa zhvëllimore?

01/27/2020

Ndërhyrja e hershme përgjatë 2 viteve të para të jetës është thelbësore për përmbushjen e gurëve kilometrik të zhvillimit te fëmijët, sepse kjo është koha ku truri ka më shumë gjasë të përshtatet dhe të mësojë.

Çfarë ndodh përgjatë viteve të para të jetës te fëmijët është vendimtare në terma afatgjatë për shëndetin, gjuhën dhe komunikimin, aftësitë njohëse dhe ndërveprimin social. Ndërhyrja e hershme konsiston në shërbimet multidisiplinare që ndihmon shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, rrit kompetencat e zhvillimit, minimizon vonesat zhvillimore, parandalon përkeqësimin funksional, promovojnë dhe nxisin prindërimin pozitiv dhe funksionimin e përgjithshëm të familjes. Për t'i arritur këto objektiva, të gjitha shërbimet që i ofrohen fëmijës, duhet të individualizohen dhe të ofrohen së bashku me programin specifik të planifikuar për familjen.

Pse është e rëndësishme të fillohet sa më shpejt të jetë e mundur?

Zhvillimi i trurit është studiuar përgjatë shumë brezave dhe teknologjia e re bën të mundur për të marrë edhe më shumë njohuri për mënyrën si truri zhvillohet dhe çfarë e stimulon për t'u zhvilluar. Është mirë të dimë se dy vitet e para të jetës janë thelbësore për të mësuar, sepse ka një shpërthim të prodhimit të sinapseve në tru, dhe kjo është koha ku truri ka më shumë gjasa të përshtatet dhe të mësojë.

Në qoftë se fëmija juaj tashmë është diagnostikuar me një çrregullim ose është vlerësuar në rrisk për të zhvilluar një çrregullim, ai ka qenë në kontakt me profesionistë si mjekë, pediatër, psikiatër, psikolog, terapist, fizioterapist apo dietolog. Këta profesionistë mund t'iu ndihmojnë për të filluar ndërhyrjen e duhur për fëmijën tuaj. Ata gjithashtu, mund t'iu udhëzojnë dhe t'iu ndihmojnë ju dhe familjen tuaj për të përmbushur nevojat e veçanta që fëmija juaj mund të ketë.

Ekzistojnë disa qasje ndërhyrjeje, por pa marrë parasysh qasjen, është thelbësore të përshtatet trajtimi me sfidat dhe vështirësitë e fëmijës. Hulumtimet e fundit na japin sugjerime të rëndësishme për ndërhyrjen në fazën e hershme të jetës. 

I. Aliraj

Create your website for free! This website was made with Webnode. Create your own for free today! Get started