Disa mënyra për të përmirësuar kontaktin me sy!

08/05/2020

Që fëmijët tuaj të mësojnë më shpejt, ju duhet t'i ndihmoni ata të ndjekin më shumë me sy. Aftësitë e komunikimit, aftësitë sociale apo edhe trajnimi i tualetit mësohen më shpejt nga fëmijët, nëse ata kanë një kontakt të mirë me sy. 

Megjithëse për ju, prindërit e fëmijëve që kanë një vështirësi apo vonesë në zhvillim, mund të bëhet sfiduese, ekzistojnë disa strategji të vockla që do t'iu vijnë në ndihmë.

Ja disa mënyra për të përmirësuar kontaktin me sy te fëmijët tuaj;

    • Pozicionohuni përpara fëmijës në nivelin e tij ose më poshtë nivelit të tij. Kështu bëhet më e lehtë për fëmijën të të shikoj në sy.
    • Vendosni objektin/lodrën që fëmija ju ka kërkuar përpara hundës suaj. Ai do të shikoj më së shumti lodrën, mirëpo dalëngadalë do të nis t'iu shikoj edhe ju në sy.
    • Vendosini objektet/ lodrat në nivelin e syve, në anë të fytyrës suaj. Do ta ndihmoni.
    • Kur fëmija ju shikon në sy; festojeni këtë. Ndoshta fëmija juaj ende nuk e di sa ju gëzon kjo gjë.
    • Kur fëmija juaj kërkon diçka prej jush, mos e lëshoni atë nga dora juaj derisa ai të vendos kontaktin me sy. Sapo fëmija ju shikon, jepjani menjëherë çfarë po përpiqet t'iu rrëmbej nga dora.
    • Ndërkohë që i flisni fëmijës suaj, gjithmonë drejtohuni nga ai dhe shikojeni në sy.
    • Nëse fëmija juaj është bashkëpunues dhe ju kupton, mund t'ia kërkoni kontaktin me sy duke i thënë "më shiko, të lutem". Por, sidoqoftë mos përdorni vetëm këtë mënyrë, alternojeni me mënyra të tjera sepse do të bëheni të besdisshëm.
    • Nëse fëmija juaj po luan te lodrat lëkundëse, ndalojeni lëkundjen e lodrës duke i thënë "Gatiii", prisni sa fëmija t'iu shikoj në sy dhe në formë shpërblimi lëshojeni lodrën që të lëkundet përsëri duke i thënë "Shkoo".
    • Fryni poçat në ajër dhe më pas prisni. Është gjithmonë lojë e suksesshme në vendosjen e kontaktit me sy.
  • I. Aliraj

Create your website for free! This website was made with Webnode. Create your own for free today! Get started