Dhimbja fizike dhe lidhja e saj me stresin emocional dhe traumat.

03/30/2018

"Dhimbja fizike është përjetimi sensor dhe emocional i një dëmtimi të caktuar në trupin e njeriut". Por a është përcaktues ky përkufizim edhe për dhimbjen kronike? Ajo çfarë dihet me siguri është ndikimi i fuqishëm psikologjik i dhimbjes kronike te pacienti që e vuan atë; dëmtimi i funksionimit të përditshëm, funksionimit social dhe detyrave zhvëllimore, indukton te pacientët ndjenja të forta të izolimit, trishtimit, ankthit dhe depresionit.

Por përsëri është e drejtë të ngresh një pyetje "a është gjithmonë dhimbja kronike pasojë e një dëmtimi organik"? Jo.

Studime të ndryshme dhe hulumtues të fushës së traumave kanë treguar se dhimbja kronike nuk mund të shkaktohet vetëm nga dëmtimi fizik, por edhe nga stresi dhe problemet emocionale dhe veçanërisht nga përjetimi i traumave. Më të rrezikuarit për të zhvilluar dhimbje kronike është parë të jenë njerëzit që vuajnë nga Çrregullimi i Stresit Postraumatik (PTSD), çka tregon se sa më i madh të jetë stresi i përjetuar dhe sa më shumë të kanoset ekzistenca e njeriut, aq më i lartë është propabiliteti i fillimit të dhimbjeve kronike.

Për të kuptuar më qartë lidhjen mes dhimbjeve kronike dhe përjetimeve traumatike, do duhet të ndalemi shumë shkurt mbi dy momente shumë të rëndësishme gjatë përjetimit të traumave.

  • Gjatë një ngjarje traumatike, aktivizohet sistemi nervor simpatik (përgjegjës për mbijetesën) dhe shpesh herë sistemi nervor ka vështirësi të kthehet përsëri në gjendjen e qetësisë, pra të riaktivizohet sistemi nervor parasimpatik. Nëse sistemi nervor vazhdon të qëndrojë kështu, i hiperaktivizuar, hormonet e stresit të tilla si psh kortizoli lëshohen vazhdimisht, duke shkaktuar një rritje të presionit dhe sheqerit në gjak, të cilat zvogëlojnë aftësinë e sistemit imunitar për të shëruar. Ky është pra momenti që stresi emocional dhe traumat mund të bëhen shkak i fillimit të dhimbjeve kronike.
  • Dhe nga ana tjetër, sistemi nervor simpatik, i cili mbetet i aktivizuar për të siguruar përgjigjet automatike për t'u mbrojtur nga ky rrezik ekzistencial, pengon përpunimin dhe proçesimin e eventit të ndodhur në kohën reale. Çfarë do të ndodh më tej? Do të ruhen kujtime të papërpunuara, që kanë të bëjnë me aspektin ndijor (pamje, erëra, shije), emocional (frikë, neveri), kognitiv (besimet negative) dhe ndjesitë fizike. Këto kujtime të papërpunuara do të ruhen të veçuara dhe nuk do të integrohen në kujtesën e përgjithshme. Çka shpjegon më së miri pse pacienti nuk mund të bëjë lidhjen midis dhimbjes kronike me traumën apo stresin emocional që ka përjetuar.

Prandaj, për disa njerëz të cilët vuajnë në mungesë të ndonjë kushti fizik, simptoma e dhimbjes kronike duhet parë si një thirrje ose paralajmërim se ky person ka ende shumë punë emocionale për të bërë, dhe gjithashtu mund të jetë një shenjë e traumave të pazgjidhura në sistemin nervor. Është shumë e rëndësishme që përpara se të jepen "këshilla truku", të cilat synojnë të lehtësojnë ose të zhdukin dhimbjen (të tilla si; bëni pak pushim, shëtisni, bëni aktivitet fizik, bëni teknika relaksuese etj), të kuptohet që në fakt këto këshilla MUND të ndryshojnë dhe modifikojnë përgjigjen ndaj "stresorit", duke bërë kështu që personi që e vuan këtë dhimbje ta pranojë atë si pjesë të vetes dhe të mësojë si të jetojë me të. Por çfarë ka ndodhur me shkaktarin e kësaj dhimbje? Vazhdon të jetë aty duke na mësuar çfarë të mendojmë dhe të besojmë për veten, duke na mësuar se të ndjerit kështu është "mënyra ime" e jetesës, duke na mësuar se si të funksionojmë në të përditshmen tonë. Pra, ky shkaktar, që qëndron në etiologjinë e dhimbjes kronike, thjesht ka ndezur alarmin për t'i treguar psikikës njerëzore se ka disa nevoja të paplotësuara. Cilat janë ato dhe si lokalizohet dhimbja kronike në trupin e njeriut në sajë të këtyre nevojave dhe vuajtjeve psikologjike? Një grup i madh pune; psikologë klinik, somatik, psikotraumatolog dhe doktorrë kanë arritur në përfundimin se problematika të ndryshme psikologjike lokalizohen në pjesë të caktuara të trupit, si më poshtë:

Dhimbja e kokës - mund të shkaktohet si rezultat i të punuarit gjatë gjithë ditës dhe stresit të panevojshëm që sillni rreth vetes (Dr. Christina Peterson).

Dhimbja e qafës - mund të thotë që nuk mund ta falni dhe se e gjykoni shumë ashpër veten (Dr. Lori D'Ascenzo).

Dhimbja e supeve - shpesh herë vjen për arsye se e ngarkoni veten me përgjegjësi që nuk janë tonat, bëni edhe punët e të tjerëve (Dr. Ros Kitson)

Dhimbja e shpatullave - ka të bëjë me ndjenjën e mungesës së mbështetjes emocionale. Ju mund të ndjeheni i padashur ose ju mund të pengoni që dikush tjetër t'iu ofrojë dashuri (Dr. Ronda Degaust).

Dhimbja e shpinës - mund të shkaktohet nga problemet financiare ose perceptimit për probleme financiare (Dr. Mark Ë. Tong)

Dhimbja në bërryl - mund të ketë të bëjë me vet rezistencën tuaj për të ndryshuar. Ngurtësia në bërryl mund të thotë që ju keni qenë shumë kokëfortë ose "i ashpër" në jetën tuaj të përditshme (Dr. Alan Fogel).

Dhimbja e duarve - A e keni ndjerë nevojën tuaj për t'u lidhur dhe bashkëpunuar me të tjerët? Paaftësia për t'u lidhur me të tjerët mund të jetë shkaku i kësaj dhimbje (Dr. Lori D'Ascenzo)

Dhimbja në ijë - frika e lëvizjes ose të bërit një ndryshim në jetë mund të shfaqet si ngurtësi ose dhimbje në ijë. Është një shenjë që ju jeni rezistent ndaj ecjes përpara ose për të marrë vendime të mëdha (Dr. Barbara Clark)

Dhimbja në gju - Ju mund të jeni duke e përfshirë veten në shumë projekte tani dhe dhimbja kronike në gju mund të jetë pikërisht si rezultat i një egoje tepër aktive (Dr. Laërence Michail)

Dhimbja e muskujve të këmbës - ka shumë të ngjarë që stresi apo tensioni emocional ta shkaktojë këtë dhimbje dhe në mënyrë të veçantë, xhelozia, zemërimi dhe pakënaqësitë e vjetra (Dr. Laura Perry).

Dhimbja në kyçin e këmbës - këmbët simbolizojnë aftësinë për të marrë kënaqësi. Për disa arsye ju mund të tregoheni rezistent në aspektet më të pëlqyeshme të jetës dhe kjo mund të jetë shkaku i dhimbjes kronike në kyçin e këmbës (Dr. Jill Douglas).

Dhimbja e këmbëve - Shumë negativitet dhe jo gëzim i mjaftueshëm mund të jetë çfarë është duke shkaktuar këtë dhimbje kronike në këmbë (Dr. Adaobi Anyeji).

Të gjitha këto gjetje të faktuara nga profesionistë të shëndetit mendorë dhe fizik gjatë dekadave të fundit, nënvizojnë edhe njëherë lidhjen e ngusht dhe të ndërsjelltë mendje-trup. Prandaj, profesionistët e shëndetit nëse evidentojnë një dhimbje pa baza organike dhe fiziologjike, duhet ta konsiderojnë atë si një përgjigje ndaj një stresi emocional ose eventi traumatik. Ndërhyrja dhe stimulimi me qëllim elaborimin dhe përpunimin e eventit traumatik, bën që kujtesa (e cituar më sipër) ndijore, konjitive, emocionale dhe e ndjesive fizike të integrohet me kujtesën e përgjithshme dhe përgjigja protektive, që në këtë rast është dhimbja kronike, të zhduket.

Dhimbja kronike, e cila në etiologjinë e saj ka stresin emocional apo eventet traumatike, "shërohet" vetëm nëse ky stres emocional dhe ky event traumatik të trajtohen nga profesionist të shëndetit mendor.

I.A

Create your website for free! This website was made with Webnode. Create your own for free today! Get started