Çfarë duhet të dim për autizmin?

01/15/2020

Autizmi, ose çrregullimi i spektrit të autizmit, është një çrregullim zhvillimor. Ai ndikon si njerëzit komunikojnë dhe ndërveprojnë me të tjerët, si edhe si sillen dhe si mësojnë.

Autizmi është një gjendje që zgjat gjithë jetën dhe simptomat apo shenjat e para mund të shfaqen si fillim kur një fëmijë është shumë i vogël. Autizmi nuk mund të shërohet, por terapia dhe shërbimet e tjera mbështetëse e ndihmojnë një person me autizëm të përmirësojë simptomat dhe cilësinë e jetës.

Është mirë të dini: Derisa shkaqet e autizmit janë të paqarta, një pjesë e madhe e kërkimeve shkencore tregojnë se në mënyrë absolute nuk ka asnjë lidhje mes autizmit dhe vaksinës.

Çfarë është një çrregullim i spektrit?

Autizmi është një çrregullim i spektrit, që do të thotë se njerëzit mund të përjetojnë një gamë të gjerë të simptomave dhe ashpërsi të ndryshme të tyre. Për shembull, një person me autizëm i cili është drejt intervalit të lartë të funksionimit të spektrit (pra, me një gamë të gjerë simptomologjie dhe ashpërsie) mund të ketë fjalor disa rrokësh, kurse një person me autizëm drejt intervalit të ulët të funksionimit të spektrit (pra, me simptomologji të ulët dhe jo shumë të ashpër) mund të mos flas fare.

Si i tillë, është e rëndësishme të theksohet se personat me çrregullimin e spektrit të autizmit nuk do t'i shfaqin të gjitha simptomat njësoj dhe se ato do të ndryshojnë për nga ashpërsia e tyre. Sidoqoftë, një person me autizëm do të shfaq disa nga këto sjellje dhe shenja.

Shenjat dhe simptomat e autizmit

Janë shumë shenja dhe simptoma të cilat mund të na tregojnë se një person ka çrregullimin e spektrit të autizmit. Jo çdo i rritur apo fëmijë me autizëm do t'i ketë të gjitha këto simptoma, madje disa të rritur apo fëmijë pa çrregullimin e spektrit të autizmit mund të shfaqin disa nga këto sjellje dhe simptoma.

Njerëzit me çrregullimin e spektrit të autizmit shpesh kanë vështirësi me komunikimin, dhe me lidhjen emocionale dhe sociale me të tjerët. Ata mund ta përpunojnë informacionin sensor, si zhurmat apo aromat, ndryshe nga njerëzit e tjerë. Këto ndryshime mund të mbështesin disa nga shenjat e sjelljes së autizmit që njerëzit mund të shfaqin.

Kur kërkon për shenja të hershme të çrregullimit të spektrit të autizmit, janë gurët kilometrik të zhvillimit që fëmijët pritet t'i përmbushin në mosha të caktuara, si gugatjet në muajin e katërt dhe aftësia për të përdorur fjali të thjeshta në moshën 2 vjeçare. Nëse fëmija i përmbush këto gurë kilometrik të zhvillimit më vonë, ose nuk i zhvillon këto aftësi fare, kjo mund të tregoj një çrregullim zhvillimor, si psh çrregullimin e spektrit të autizmit.

Autizmi mund të diagnostikohet në moshën dy vjeçare, megjithëse simptomat mund të jenë të dukshme shumë më herët.

Shenjat e zakonshme të autizmit

Disa nga shenjat më të zakonshme që mund të tregojnë që një person ka autizëm, janë:

  • Shmangie e kontaktit me sy
  • Aftësi të vonuara të të folurit dhe të komunikimit
  • Ndjekje e vazhdueshme e rregullave dhe e rutinës
  • Zemërim ndaj ndryshimeve relativisht të vogla
  • Reagime të papritura ndaj zhurmave, shijeve, pamjeve, prekjeve dhe aromave.
  • Vështirësi për të kuptuar emocionet e të tjerëve
  • Përqëndrim i lartë ose fokusim në interesa të ngushta; aktivitete apo objekte
  • Përfshirja në sjellje përsëritëse, si përplasja apo lëkundja e duarve.
  • Fëmijët rreth 12 muajsh që nuk i përgjigjen emrit të tyre
  • Fëmijët rreth 14 muajsh që nuk tregojnë me gisht ndaj objekteve në distancë.


I. Aliraj

Create your website for free! This website was made with Webnode. Create your own for free today! Get started