“2 R & 3 P”, formula që fëmija juaj të bëj detyrat!

04/30/2020

Ka shumë arsye pse detyrat e shtëpisë janë shumë të rëndësishme për t'u bërë;

  • Përforcojnë konceptet e mësuara në shkollë.
  • Zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë.
  • Ushtrojnë të menduarin dhe përmirësojnë përqëndrimin.
  • Ndihmojnë për vetë-disiplinën, menaxhimin e kohës, të menduarit e pavarur dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Instalojnë ndjenjën e arritjes dhe besimit.

E përsëri mbetet ndoshta pyetja më e fuqishme e prindërve; "Si t'ia bëj që fëmija im të bëj detyrat e shtëpisë?" Metodologjia "2 R & 3 P" provon t'i përgjigjet kësaj pyetje!

  • R => Role & Responsibility (Roli & Përgjegjësia)

Lërini detyrat e shtëpisë të jenë përgjegjësia e fëmijës suaj, jo e juaja! Dhe nëse në ndonjë moment ju si prindër, ndiheni përgjegjës që fëmija juaj të bëjë detyrat dhe t'i përfundojë ato saktë, ju lutem kujtoni që kjo është përgjegjësia e fëmijës suaj dhe se përgjegjësia juaj është vetëm t'i krijoni atij kushtet e përshtatshme për të studiuar. Kujtoni që ju mund të jeni gjithashtu rol model për fëmijën tuaj. Ndërkohë që ai është duke bërë detyrat, përpiquni edhe ju të bëni "detyrat tuaja të shtëpisë"; kështu i tregoni se edhe ju po punoni shumë dhe po i përcillni një model të mirë për t'u ndjekur.

  • R => Regularity & Routine (Rregullsia & Rutina)

Rutinat ndihmojnë në ndërtimin e zakonit. Ndërtoni edhe ju një rutinë tuajën ditore dhe në këtë rutinë të ketë një kohë për të studiuar. Do të ishte motivuese për fëmijët që koha e studimit të vendoset përpara kohës së lojës. Fëmijët i përshtaten mirë rutinës dhe dalëngadalë ata do të mësojnë t'i përmbahen planifikimit dhe të marrin përgjegjësinë e tyre. Kështu, nuk do të jetë më e nevojshme të luftoni çdo ditë me fëmijën tuaj për të filluar studimin.

  • P => Praise (Lavdëroni)

Lavdëroni fëmijën tuaj në vend që ta shpërbleni. Pse? Sepse lavdërimi është motivues. Nëse ju e shpërbleni fëmijën tuaj duke i dhënë psh një çokollatë, fëmija juaj nuk do ta bëj detyrën për detyrën, por për çokollatën. Ndërkohë që lavdërimi e bën atë të ndihet i vlerësuar dhe plot besim në vetvete dhe ai do të motivohet të punojë.

  • P => Power of choice & Power of consequence (Fuqia e zgjedhjes & Fuqia e pasojës)

Kur fëmija juaj përfundon me sukses detyrën në kohën e përcaktuar (jinni fleksibël për këtë), jepini mundësinë e zgjedhjes, "Duke qenë se ti e përfundove këtë detyrë, çfarë do të bësh tani?" Pra, në këtë pikë ju po bëni një hap pas dhe po e lejoni fëmijën tuaj të dal përpara dhe të ushtrojë fuqinë e tij të zgjedhjes.

Kur fëmija juaj nuk e nis apo nuk e përfundon detyrën, është momenti që ai të kuptojë që për këtë gjë ka një pasojë. Përballeni fëmijën tuaj me pasojën që ju keni zgjedhur. Kini parasysh që kjo pasojë të jetë privimi nga një lodër apo aktivitet të pëlqyer prej tij, për ditën përkatëse që fëmija juaj nuk e ka përmbushur detyrën.

  • P => Patience (Durimi)

Kur diskutoni për detyrat e shtëpisë tregoni interes dhe jo ankth. Kujtoni që në këtë proçes, primari është fëmija. Detyrat duhet t'i shërbejnë fëmijës!

Për shumë prindër kjo formulë ka qenë ndihmuese, përdoreni edhe ju!

I. Alikaj

Create your website for free! This website was made with Webnode. Create your own for free today! Get started